16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

“The Guardian”: Dyshja, Meloni dhe Ursula von der Leyen po e çojnë BE-në drejt të djathtës!?

- Advertisement -

Është e rrallë që një kryeministre italiane të jetë në krye të situatës në Europë. Por me Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron që gjithmonë e më shumë po përballen me kritika, dhe me Pedro Sanchez që u shkëput në një kohë të shkurtër dhe nga ana tjetër me Rishi Sunak që gjithmonë është akuzuar, Giorgia Meloni, vajza ‘fashiste’ që u kthye në qendër të sulmeve, po e kthen gjithçka në favor të saj.

“Është momenti i Melonit. Ajo është bërë liderja thelbësore e Europës, dhe ndikimi i saj sa vjen dhe do të zgjerohet. Partitë nacionaliste populiste të së djathtës dhe të ekstremit të djathtë, përfshirë “vëllezërit” e melonit janë të gatshme për fitime të mëdha në kurriz të së majtës dhe të gjebërve”, shkruan The Guardian.

Meloni ka befasuar kundërshtarët që nga promovimi i saj për kryeministre në vitin 2022.

Në vend që të braktisë BE-në, ajo duket e prirur për ta drejtuar atë.

Më e rëndësishmja është marrëdhënia e saj me Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian që lakmon një mandat të dytë pesëvjeçar.

Von der Leyen është dashur të ndjekë Melonin, duke vizituar shpesh Italinë për ta favorizuar.

Kjo sepse mbështetja e Melonit mund të jetë vendimtare kur udhëheqësit kombëtarë (jo votuesit) të zgjedhin shefin e ardhshëm të komisionit.

Është gjithashtu edhe për shkak se Meloni ka ndikim thelbësor në formësimin e agjendës së Evropës, veçanërisht për migracionin klimën – dhe menaxhimin e faktorëve që shkaktojnë telashe si Viktor Orbán i Hungarisë.

Ndikimi i saj në rritje po ndihmon për të lëvizur qendrën e gravitetit të BE-së gjithmonë djathtas.

Fenomeni i dy grave të fuqizuara që drejtonin çështjet evropiane (dikur ishte vetëm një, Angela Merkel) u shfaq vitin e kaluar kur Meloni ndihmoi von der Leyen të përfundonte një marrëveshje të diskutueshme migracioni me Tunizinë.

Ajo ishte përsëri e gatshme në mars kur BE-ja i dha 7.4 miliardë euro (6.3 miliardë £) diktatorit abuziv të Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi, pjesërisht për të frenuar fluksin e emigrantëve.

Ideja e Melonit, e miratuar nga von der Leyen, është të mbajë emigrantët larg kufijve të Evropës, një thyerje radikale me politikat e mëparshme të BE-së për azilin dhe zgjidhjen e refugjatëve.

Duke folur në debatin e kandidatëve të javës së kaluar, von der Leyen kritikoi grupin e ekstremit të djathtë të parlamentit Identiteti dhe Demokracia, i cili përfshin Alternativën për Gjermaninë (AfD), Tubimin Kombëtar të Francës (RN) (ish Balli Kombëtar) dhe Lidhjen e Italisë.

Marine Le Pen, udhëheqësja e Rally Kombëtare, ka akuzuar Melonin dhe von der Leyen “për komplot” për të siguruar riemërimin e kësaj të fundit.

Establishmenti politik i Evropës duket i vendosur për një fillim të duhur muajin e ardhshëm.

Nuk është çudi që von der Leyen po shkon djathtas.

Konservatori gjerman ka mbështetjen, edhe pse të vakët, të partisë popullore evropiane të qendrës së djathtë dominuese në parlament.

Kritikët e akuzojnë atë për gabime serioze në lidhje me pandeminë, si edhe për luftën e Gazës. Ndërsa është e prirur për të fituar, ajo ka nevojë për mbështetjen që mund të japë Meloni.

Duke lënë mënjanë përçarjet potencialisht të dobishme të krahut të djathtë, kombinimi afatgjatë i një Meloni ambicioz, dhe një von der Leyen që I duhet mbështetja është potencialisht i rrezikshëm për Evropën .

“Ky akt i dyfishtë mund ta tërheqë BE-në thellë në një moçal ideologjik, ndërkohë që nuk ka përgjigje praktike dhe konsensuale për sfidat urgjente”, përfundon The Guardian.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit