Vëllai i Liridona Ademajt reagon një ditë para shpalljes së aktgjykimit

- Advertisement -

Një ditë para shpalljes së aktgjykimit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka reaguar vëllai i saj përmes një postimi në Facebook.

Ai ka shkruar se nesër pritet të jepet verdikti nga gjykata, duke theksuar dhimbjen e madhe që ka lënë kjo ngjarje në familjen e tyre.

“Nesër jepet verdikti në rastin e Liridones. Derisa po e presim fjalën e gjykatës, duhet të kujtojmë që një jetë e një gruaje u ndal në gjysmë dhe dy fëmijë mbetën përgjithmonë pa nënë. E nëna e Liridones dhe familja e saj do të jetojnë me zemër të thyer përgjithmonë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Gjykata ka caktuar shpalljen e aktgjykimit për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt për të martën më 21 prill, në ora 13:30.

Vendimi pritet të merret pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, ku palët më 17 prill kanë paraqitur fjalët përfundimtare dhe kanë dhënë qëndrimet e tyre lidhur me provat dhe përgjegjësinë penale të të akuzuarve.

Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal me burgim të përjetshëm për të akuzuarit, duke pretenduar se vrasja është organizuar dhe kryer në mënyrë të planifikuar.

Në anën tjetër, mbrojtja e të akuzuarve ka kundërshtuar akuzat, duke theksuar mungesë të provave direkte dhe duke kërkuar vendim të bazuar vetëm në prova.

Të ngjashme

Të fundit