Vdes një grua në Prishtinë, dyshohet se ra nga kati i tretë

- Advertisement -

Një grua ka vdekur pas dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës në Prishtinë.

Policia njoftoi se trupi i saj është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti po hetohet.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën femër kosovare e cila dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i banesës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës pritet të dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së

Të ngjashme

Të fundit