Pesë gjigantë anglezë pas Koundes, Chelsea dhe Arsenali më të interesuarit

- Advertisement -

Jules Kounde është bërë objektiv i disa prej klubeve më të mëdha të Premierligës, me Chelsea, Arsenal, Manchester United, Manchester City dhe Liverpool që po monitorojnë situatën e mbrojtësit të Barcelonës.

Sipas “Sport”, interesimi më i madh aktualisht vjen nga Chelsea dhe Arsenali, të cilët po e përcjellin nga afër situatën e francezit, i cili po has vështirësi për të pasur një vend të rregullt në formacionin e Hansi Flick.

Kounde, i cili është pjesë e Barcelonës që nga viti 2022, ka kontratë me klubin katalanas deri në vitin 2030. Për këtë arsye, Barcelona nuk ka ndërmend ta shesë mbrojtësin për një çmim të ulët.

Megjithatë, deri tani nuk ka pasur oferta zyrtare për Kounden, ndërsa klubet angleze vazhdojnë ta monitorojnë situatën e tij.

Chelsea dhe Arsenali shihet se janë dy skuadrat më të gatshme për të ndërmarrë hapa konkretë nëse situata e Koundes në Barcelonë nuk ndryshon.

Të ngjashme

Të fundit