Lajmin e bëri të ditur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila u shprehi ngushëllime familjarëve
“Lufta ia mori njerëzit më të shtrenjtë të jetës. I mori vëllain e vetëm, Smajlin, dhe vajzën e saj, Zahiden, të cilës ia morën jetën në mënyrë brutale. Dy plagë që nuk u mbyllën kurrë dhe një dhimbje që Hajrijja e mbajti në heshtje, me dinjitet e forcë, deri në ditët e fundit të jetës.
Ajo ishte një nga ato nëna që historia nuk duhet t’i harrojë. Një grua që humbi shumë, por që jetoi me kujtimin e të dashurve të saj dhe me dhimbjen e një nëne që nuk mund ta harrojë kurrë fëmijën e vet”, shkroi Musliu.
Ajo u shpreh se disa njerëz largohen fizikisht nga kjo botë, por vuajtja dhe sakrifica e tyre mbeten pjesë e historisë së vendit tonë.
“U prehtë në paqen e përjetshme shpirti yt. Familjeve Behrami e Xhema, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Lavdi kujtimit të Smajlit dhe Zahides. E dhimbja e Hajrijes mos u harroftë kurrë”, thuhet në postimi e deputetës Musliu.






