Haxhiu iu drejtohet krerëve të partive për takim, tema: Rëndësia e marrëveshjes për krijimin e institucioneve

- Advertisement -

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar  kryetarët e PDK’së, LDK’së dhe Aleancës, në takim ‘’konsultativ’’ për situatën politike, dhe ‘’rëndësinë e arritjes së marrëveshjes’’ për Presidentin konsensual.

Haxhiu, në letrën e saj, thotë se në takim do të diskutohet edhe për ‘’formimin e institucioneve të tjera kushtetuese’’.

‘‘Në cilësinë e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes të Republikës së Kosovës, ju ftoj në një takim konsultativ në lidhje me zhvillimet aktuale politike, institucionale dhe rëndësinë e arritjes së marrëveshjes për Presidentin konsensual, rrjedhimisht dhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese’’, thuhet nga Haxhiu.

Po ashtu, ajo shton se për takim ka caktuar datën 18 gusht, ditë e martë nga ora 09:00 në zyrën e presidentes, dhe se Haxhiu, kërkon nga kryetarët që ta konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre, ose të përfaqësuesve të partive të tyre

Të ngjashme

Të fundit