28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Vdekja e vajzës 4 vjeçare në Gjakovë, spitali i qytetit del me reagim

- Advertisement -

Vdekja e 4 vjeçares në Gjakovë ka tronditur opinionin. Pas raportimit të Indeksonline ku prindërit e vajzës së ndjerë kanë akuzuar spitalin për reagim joprofesional, spitali “Isa Grezda” në Gjakovë ka dalur me një sqarim shtesë.

Sipas këtij reagimi thuhet se gjendja e vajzës ka filluar të përkeqësohet pas mbikqyrjes nga pediatri, ortopedi dhe kirurgu.

“Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda”, në Gjakovë, në lidhje me raportimet për trajtimin e fëmiut (4 vjeçar), fillimisht ju njofton se me datë 16 shkurt 2024, rasti ishte referuar nga urgjenca e mjekësisë familjare, për në Repartin e Pediatrisë, ku pas konsultimit me Pediatrin, Ortopedin dhe Kirurgun , fëmija ndalohet për trajtim të mëtejmë në repartin e Kirugjisë.
Konsultimet dhe mbikëqyrja profesionale mjekësore ka vazhduar derisa gjendja ka filluar të përkeqësohet dhe mjekët kanë konstatuar se nevojitet trajtim i mëtejmë në QKUK, pra trajtim në nivelin terciar.
Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Policia e Kosovës, dhe Prokuroria kanë filluar hetimet.
Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë, ka ofruar të gjithë dokumentacionin e kërkuar që nga momenti i pranimit të rastit, e deri në momentin e referimit të pacientes për QKUK.
Shprehim ngushëllime familjes me rastin e humbjes së fëmijës së tyre, bashke ndjejmë me familjen” thuhet në reagim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit