19.2 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

“Nëse vazhdoni me përdor fjalën rrenë, e ndërpresë dëshminë” – dëshmitari Kurtaj paralajmëron trupin gjykues në Hagë

- Advertisement -

Hajrush Kurtaj, dëshmitari i 45 me radhë, në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ka paralajmëruar prokurorin se nëse vazhdon ta përdorë fjalën “rrenë”, do ta ndëpresë dëshminë e tij, pavarësisht pasojave, shkruan Insajderi.

Paralajmërimi i Kurtajt erdhi pasi prokurori James Pace i tha atij se në seancën e betimit e gjykatësve, informatat që ia ka dhënë ZPS-së në një intervistë në muajin shkurt të vitit 2020, nuk kanë qenë të vërteta, por gënjeshtër.

Prokuror, disa herë e përmende fjalën rrenë, rrenë nuk dëshiroj ta dëgjoj. Se ma herët thatë se për profesorin se ka rrejt. Nëse vazhdoni me këtë komunikim unë e ndërpres, pa marrë parasysh pasojat. Nuk mërzitna për pasoja absolut. Fjalën rrenë heke prej fjalorit”, tha Kurtaj.

Sipas dëshmitarit, prokurori edhe gjatë hetuesisë e ka përdorur fjalën “rrenë”.

“Edhe gjatë hetuesisë ke thënë, ka rrejtë profesori, keni rrejt ju. Fjalën rrenë e hekni, ose nga ky moment e ndërpres pa marrë parasysh pasojat. E di që jeni fuqi dhe mund të merrni masa, por për atë punë nuk mërzitna. Vetëm nuk toleroj që të përdoret fjala rrenë as për mua as për profesorin, as për një qytetarë të Republikës së Kosovës”, shtoi dëshmitari Kurtaj.

Ky debat filloi pasi prokurori Pace ia kujtoi dëshmitarit Kurtaj një intervistë të dhënë për ZPS-në në muajin shkurt të vitit 2020, ku ishte pyetur për një pjesë të librit të tij ku flet për një Plan Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dhe ku në këtë intervistë të vitit 2020 kishte folur për informata që kishte lidhur me këtë plan. Ndërsa në dëshminë që është duke e dhënë sot, është duke e mohuar që di diçka për planin në fjalë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit