8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Vazhdon ndihma e Kosovës për Ukrainën: FSK-ja certifikon grupin e pestë të kursantëve ukrainas

- Advertisement -

Ushtria e Kosovës ka certifikuar grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar certifikimi i kursantëve është bërë sot në Kazermën e Deminimit në Prizren.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë këtyre javëve kursantët janë trajnuar në njohjen e mjeteve shpërthyese, pajisjeve specialistike dhe procedurat e punës se si mund të largohen mjetet shpërthyese në mënyrë sa më të sigurt.

“Në kuadër të ndihmës që ka ofruar Kosova për të mbështetur shtetin e Ukrainës në përballimin e agresionit rus, sot në Kazermën e Deminimit në Prizren, është certifikuar grupit i pestë i kursantëve nga Ukraina, të cilët për gjashtë javë radhazi ndoqën trajnimin EOD Niveli 1&2, nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe instruktorët Amerikanë të EUCOM. Gjatë këtyre javëve kursantët u trajnuan në njohjen e mjeteve shpërthyese, pajisjeve specialistike dhe procedurat e punës se si mund të largohen mjetet shpërthyese në mënyrë sa më të sigurt. Zëvendës Komandanti i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kolonel Skender Hoxha uroj kursantët për përfundimin e trajnimit dhe rendësin e trajnimit si dhe rolin fisnik të misionit të tyre. Grupi i kursantëve do të kthehen në Ukrainë për të dhënë kontributin në njësit e tyre në eliminimin e mjeteve të pashpërthyera dhe zvogëlimin e rrezikut për popullin ukrainas”, është thënë në njoftimin e FSK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit