UÇK, UÇK! President, ti ku je?” – mërgata në Ljubljanë ngre zërin për çlirimtarët (Video)

- Advertisement -

Mërgata shqiptare në Ljubljanë ka ngritur zërin në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke shprehur solidaritet me çlirimtarët dhe duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet edhe nga institucionet e Kosovës.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, pjesëmarrësit brohoritën “UÇK, UÇK!” dhe “President, ti ku je?”, duke përcjellë mesazhe mbështetjeje për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Ata kërkuan gjithashtu që institucionet dhe përfaqësuesit politikë të Kosovës të jenë më të zëshëm në mbështetjen e çështjeve që lidhen me ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Tubimi në Ljubljanë vjen si një tjetër shprehje e mbështetjes së mërgatës shqiptare ndaj çështjes së çlirimtarëve, duke rikthyer në vëmendje lidhjen e fortë emocionale dhe historike të diasporës me periudhën e luftës së Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit