Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e bërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në lidhje me vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Ilir Abdullahut.
Gjykata Themelore ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Ilir Abdullahut edhe për dy muaj të tjerë.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi
Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit I.A, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 31.05.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës , ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit I.A iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”,tha ajo.
I lartcekuri Ilir Abdullahu, njohur ndryshe si “Liza” është i dyshuar për përfshirje në vrasjen e policit të Kosovës, Triumf Riza.
Në tetor të vitit 2023, Gjykata në Prishtinë i kishte zëvendësuar “Lizës” masën e paraburgimit me atë të dorëzanisë në vlerë prej 100 mijë euro, ndërsa Gjykata e Apelit në nëntor të vitit të kaluar e ktheu në paraburgim të dyshuarin , Ilir Abdullahu.
Deri në momentin e arrestimit që ndodhi më 16 korrik 2023 ishte në arrati për mbi 10 vite dhe si i tillë po kërkohej edhe nag INTERPOL-i.
Duhet përkujtuar se i dyshuari kyç në rastin e vrasjes së Trium Rizës, Enver Sekiraqa po vazhdon të jetë në kërkim.
Sekiraqa ishte dënuar më 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e Rizës. Pas kësaj, gjyq tari Agim Kuçi kishte marrë vendim që t’i ndërpres masën e arrestit shtëpiak dhe që i lartcekuri të mbrohet në liri.
Por, një ditë pas këtij vendimi, Policia ka njoftuar se nuk e ka gjetur Sekiraqën në shtëpi, për ta shoqëruar në paraburgim dhe deri tani i njëjti nuk është arrestuar.
Pas kësaj , Enver Sekiraqa është arratisur dhe vazhdon të jetë në kërkim nga organet e rendit në vend.