Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, i ka reaguar Vlora Çitakut të PDK-së, pasi kjo e fundit tha se PDK është e gatshme t’i tërheqë lëndët e saj nga Gjykata Kushtetuese, nëse Lëvizja Vetëvendosje zotohet publikisht se do ta votojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në një reagim në profilin e tij në FB, Abrashi i thotë Çitakut se nuk e ka pozitën të vendosë kushte.
“Zonja Citaku ju nuk jeni ne poziten qe te vendosni kushte, as si mbeshtetese e themelimit te Speciales e as tash kur kreret jane denuar. Eshte shume e rende nga ju te degjojme fjalen kusht ne vend te kerkimfaljes”, shprehet ai.
Sipas tij, Çitaku ka bërë deklaratë “adoleshente”.
Postimi i tij i plotë:






