Deputetja e PDK-së, Sala Jashari ka reaguar sërish lidhur me mungesën e veprimeve pas aktgjykimit dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ajo ka shkruar në rrjetin social Facebook, duke ngritur pyetjen edhe sa duhet të pritet për veprime konkrete.
“Sa peshon ndërgjegjja kombëtare? Edhe sa do të presim për veprime konkrete? Çfarë tjetër duhet të ndodhë që institucionet të zgjohen, përveçse të ushqejmë përçarjen dhe urrejtjen vëllazërore? Mos ia humbni durimin popullit.”, ka shkruar Jashari.






