Dardanët mbajtën stërvitjen e parë

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për katër ndeshjet e para të edicionit të ri në Ligën e Kombeve në Ligën B.

Në ditën e parë të grumbullimit, futbollistët që kishin angazhime me klubet e tyre të dielën zhvilluan program rigjenerues në palestër në hotel, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve zhvilloi seancën stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjatë programit në palestër dhe seancës stërvitore në stadium, futbollistët dhe stafi përcollën mesazhin e mbështetjes për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mbajtur bluza me mbishkrimet “DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT” dhe “JO NË EMRIN TIM”.

Përmes këtij veprimi, Dardanët shprehën solidaritetin e tyre me ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët u dënuan nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Stërvitjen e radhës Kombëtarja e zhvillon nesër në orën 17:00.

Të ngjashme

Të fundit