13.8 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Varrimet si protesta kanë histori të gjatë te shqiptarët

- Advertisement -

Shkruan: Faton Abdullahu

Varrimet si protesta kanë histori të gjatë te shqiptarët

Kur varrimet tek shqiptarët marrin përmasa të mëdha, kur ato bëhen kushtrim dhe revoltë në të vërtetë kthehen në ringjallje të një misioni.

Varrimi i Haxhi Thaçit ( mbrojtja jashtë institucionale)

1. Varrimi i Haxhi Thaçit babait të Hashim Thaçit, duhet parë si mospajtim dhe revoltë kolektive me një padrejtësi kurdisur tinza e për kohë të gjatë kundër themeleve të shtetit tonë dhe luftës së UÇK-së. Këtë nuk duhet reduktuar vetëm në pamundësinë e një djali ti hedh një grusht dheu ditën kur ju varros baba. Jo ky varrim ishte një mbrojtje kolektive, por jashtë institucionale, nga sulmet që po i bëhen historisë të cilën nuk po e bëjnë institucionet, historisë të cilën ai djal të cilit nuk ju dha mundësia t’i hedh një grusht dhe babës e shkroi me gatishmërinë për tu fliju dhe me punën për të ndërtu.

Varrimi i Murat Hajrizit (varrimi i ndërprerë)

2. Demonstratat e njohura të vitit 1968 me 27 Nëntor morën një viktimë prishtinasin Murat Hajrizi. U përhap lajmi në Prishtinë atë ditë se të nesërmën me rastin e varrimit do të ketë prap protestë të madhe në Prishtinë. Komunistët shqiptarë në pushtet i bëjnë presion të madh familjes Hajrizi. Thuhet se natën vonë do t’i shkoj në shtëpi Fadil Hoxha vet për ti kërkuar familjarëve që varrimi i Muratit të bëhet heret në mëngjes ose krejt natën vonë. Arsyetimi ishte se varrimin “armiqtë e popullit” pra protestuesit e 68-së do ta shëndrojnë në protestë të madhe dhe do të ketë viktima të reja. Pas presionit të madh varrimi bëhet me krejt pak pjesmmarrës. Ështëndashur të kalojnë edhe 13 vite që të ndodhin prap protesta në Prishtinë me 1981.

Varrimi i Halit Gecit (ringjallja)

3. Varrimi i mësuesit nga Llausha (Skenderaj) Halit Geci 28 nëntor 1997 ishte nga më të jashtëzakonshmit. Ai varrim nga më masivët që mbahet mend ishte protestë e Kosovës, ishte revoltë e organizuar, mbi të gjitha thirrje për tu bërë gati për luftë. Ky varrim mbetet në kujtesë edhe si ringjallje, rikthim për të ecur në histori vertikalisht, sepse aty për herë të parë paraqitet publikisht UÇK-ja. Ky varrim ndan epokat në dysh para dhe pas UÇK-së.
Historia jonë ka edhe shumë shembuj të ngjashëm të varrimeve protesta, varrimeve si solidaritet për misione apo shprehje revolte për diçka të caktuar. Gjithsesi ato janë në kulturën e një kombi që ka jetuar gjatë në robëri dhe ka gjetur forma nga më të ndryshme për të luftuar për liri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit