Buzhala: Bedri Hamza duhet të japë dorëheqje, jo për Ligjin por për Justinën

- Advertisement -

Shkruan: Berat Buzhala

Ndoshta Justina ka rrejt prej A deri në ZH?

Ndoshta as nuk ka qenë me ata mysafirët e Sarajevës? Ndoshta plani në krye të herës ka qenë ky? Albini me e propozu emrin e saj për presidente në orët e fundit, që PDK-ja me pasë kohë veç për PO ose për JO.

Kurse PDK-ja, për shkak që i tha disa JO, u ndi nën presionin e publikut me e pranu një ish-kuadër të tyre, në mënyrë që mos me u sulmu prej publikut.

E kuptoj deri diku, mirëpo duke i pa zhvillimet sot, kur Justina Pula e ka emëru shefe të stafit një militante të LVV-së, atëherë Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, duhet me marrë përgjegjësi morale.

Justina në këtë pozitë është më e dëmshme për opozitën, për mediat dhe për shoqërinë civile, sesa do të kishte qenë Glauku ose cilido zyrtar i kësaj partie.

Ajo është kontrabandu me mashtrim si figurë e unitetit, kur në fakt po del një proxy e Albin Kurtit. Ajo do të përdoret dhe do të stërpërdoret nga ky pushtet, se gjoja ky pushtet ka gjetur marrëveshje me opozitën për postin e presidentit.

Prandaj, Bedri Hamza duhet me dhënë dorëheqje. Jo pse ka bo keq diçka, por sepse duhet me marrë mbi vete dështimin që ka qenë i mashtruar.

Sa kohë që Bedri Hamza rri në krye të partisë, demaskimi i Justinës nuk do të jetë i mjaftueshëm. Sa kohë që Bedri Hamza do të jetë aty, Albin Kurti ka me e përdorë këtë marrëveshje me PDK-në për me tregu se sa tolerant është me opozitën.

Ky gabim, kjo gafë, ky lëshim, lahet me dorëheqje. Ai që mashtron kurrë nuk jep dorëheqje në mënyrë të vullnetshme, sepse është mashtrues. Ai që ndihet i mashtruar jep dorëheqje, sepse e konsideron që e ka tradhtuar besimin e votuesit të tij.

Kosova edhe në të kaluarën ka pasë presidentë që kanë ardhur si të pavarur. Bie fjala, Atifete Jahjaga, por ajo vërtet ka qenë dhe ka vepruar si e tillë.

Stafi që e ka rrethuar atë nuk kanë qenë njerëz të partisë në pushtet. Justina Pula e ka tradhtuar këtë besim të partive kryesore opozitare pa kaluar as 24 orë prej kur është akomoduar në zyrën e saj.

Kështu që, sa më shpejt që PDK-ja ta kuptojë që ka qenë e mashtruar dhe e tradhtuar, aq më mirë.

Justina Pula duhet të trajtohet thjesht dhe vetëm si vegël e këtij pushteti.

Të ngjashme

Të fundit