8.3 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

Varfëria, papunësia dhe çmimet për produktet esenciale – problemet më të mëdha të vendit, sipas Pulsit Publik

- Advertisement -

Rreth dy muaj më parë, kreu i qeverisë së Kosovës deklaroi se nga viti 2019 deri në vitin 2023 “janë krijuar mbi 87,000 vende të reja pune”. Ndërsa zëvendësi i tij i parë, Besnik Bisimi, u mburr me raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës rreth “uljes së papunësisë në 10.7% në tremujorin e katërt të vitit 2023”, pa dhënë ndonjë sqarim srreth indikatorit kyç në uljen e punësimit.

Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur nga portretizimi optimist i Kurtit për peizazhin ekonomik të vendit. Kritikët e partive opozitare dhe ekonomistë të pavarur kanë mohuar vazhdimisht pretendimet e pushtetit, duke lënë të kuptohet se në deklaratat e Kurtit ka “manipulime”.

Një portretizim aspak optimist dhe në ndryshim nga deklaratat e zyrtarëve qeveritarë është vërejtur edhe në Pulsin Publik të UND-së, ku të dhënat e anketës së majit 2024 treguan se varfëria (16.6%), papunësia (16.3%) dhe çmimet për furnizimet thelbësore (12.7). %) janë identifikuar si tre problemet kryesore me të cilat po përballet Kosova.

Gratë madje e kanë renditur papunësinë si problemin numër një në vend, përpara varfërisë.

“Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë kanë treguar se gratë e kanë renditur papunësinë si çështjen më madhore kryesore (18%) dhe varfërinë (17.8%) si çështje madhore të dytë, krahasuar me burrat, të cilët varfërinë (15.3%) e kanë renditur si çështjen më madhore, ndërsa papunësinë (14.7%) si çështje madhore të dytë”,thuhet në publikimin e UNDP-së.

Sipas deputetit të Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti rezultatet e Pulsit Publik dëshmojnë që Qeveria e Kosovës është e mirë në shpërndarjen e propagandës, transmeton Nacionale.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka përmendur se 160 çerdhet e premtuara nuk janë ndërtuar, banesat me çmime të përballueshme po ashtu.

Hoti ka folur edhe për mungesën e njohjeve apo anëtarësimeve, derisa përmendi edhe rezultatet në testin PISA, largimin e mjekëve, qytetarëve, shkeljen e Kushtetutës e të tjera.

“Niveli i propagandës shkon aq larg sa që qytetarët janë të bindur se kjo qeveri ka dhënë rezultate edhe aty ku nuk ka fare përgjegjësi – uljen e korrupsionit në organizatat ndërkombëtare nga 23.8% në 13.7%. Prandaj këso lloj matjesh nuk kanë asnjë kuptim. Ja sa kontradiktore janë këto matje: 53.3% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e qeverisë, e po ashtu 53.3% të qytetarëve vlerësojnë se varfëria, papunësia, çmimet e larta dhe shërbimet e dobëta mjekësore janë problemet më të mëdha (varfëria 16.6%, papunësia 16.3%, çmimet e larta 12.7 dhe shërbimet shëndetësore 7.7%, që është gjithsej 53.3%).” – shkroi deputeti i LDK-së.

Për qeverinë aktuale, në shumicën e treguesve ekonomikë, përpjekjet e dëshpëruara për të nxjerrë rezultate pozitive nga raportet kanë qenë si një përpjekje ‘për të shtrydhur ujë nga një gur’ në vazhdën e një rënieje drastike ekonomike në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021 dhe presioneve të mëdha inflacioniste që Kosova – në mungesë të politikave parandaluese – i priti me krahë hapur.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit