Valdete Daka, ish-kryetare e KQZ, ka deklaruar se, sipas saj, Kosova po i afrohet zgjedhjeve të reja dhe se mundësia për shmangien e tyre është e vogël.
“Me afër zgjedhjeve, përfundimisht ne do të shkojmë në zgjedhje, veç nëse ndodh ndonjë mrekulli. Pas datës 6 tetor, ne do të shkojmë në zgjedhje për shkak të moszgjedhjes së presidentit. E rëndësishme është që ne, pas dy vjetësh, jemi në pikën zero dhe shkojmë në zgjedhje”, ka theksuar Daka në Click të RTV21.






