Kosovë-Irlandë, sonte në “Fadil Vokrri”: “Dardanët” nisin aventurën në Ligën e Kombeve

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës sonte zbret në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku do të përballet me Republikën e Irlandës në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Takimi ndërmjet “Dardanëve” dhe irlandezëve nis në orën 20:45, ndërsa pritet një atmosferë e zjarrtë në stadiumin e kryeqytetit.

Kosova synon ta nisë me rezultat pozitiv këtë edicion të Ligës së Kombeve, përballë një kundërshtari që vjen në Prishtinë me të njëjtin objektiv. Sfida është pjesë e Grupit B3 të Ligës B.

Interesimi për ndeshjen është i madh, me stadiumin “Fadil Vokrri” që pritet të jetë i mbushur nga tifozët kosovarë, të cilët do t’i japin mbështetje ekipit vendas gjatë gjithë 90 minutave.

Kjo përballje paraqet një tjetër test të rëndësishëm për Kosovën në arenën ndërkombëtare, ndërsa vëmendja e tifozëve tashmë është përqendruar te mbrëmja e sotme në Prishtinë.

Kosovë-Irlandë, sonte nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme

Të fundit