5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Valon Syla thotë se duhet hetim për GPS-in që u gjet në veturën e Vehbi Kajtazit

- Advertisement -

Analisti Valon Syla tha se GPS-i i vendosur në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi është “sulm ndaj lirisë” që duhet të vërtetohet shpejt e të hetohet.

Syla tha se duhet të shikohet se e kujna është pajisja, sepse sipas tij, “këto pajisje blehen me tendera të fshehtë”.

“Ka mbetë vetëm edhe AKI-ja me u njollosë, pra është frymë të cilën e reflekton Qeveria Kurti”, u shpreh Syla në Pressing.

“Kanë aq shumë skandale dhe unë mendoj që kjo është taktikë e qeverisë që t’i frikësojnë burimet apo sinjalizuesit brenda institucioneve aty ku ka skandale të mëdha, që t’i ofrohen si Vehbisë, Valonit ose Ilirit se këta janë të përgjuar. Kjo krijon frikë prej njerëzve që dojnë me luftu korrupsionin brenda qeverisë”, tha Syla në Pressing.

“I kujna të koka haleti o vëlla, kjo është lehtë me u verifiku”, tha Syla.

“Natyrisht që ka punësime të reja në AKI, janë kryesisht militanta të VV-së”, deklaroi Syla në Pressing.

Ai shtoi se “ në AKI ka burra të mirë të trajnuar dhe këto sene po i diskretitojnë edhe këta burra të mirë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit