Aktori Enver Petrovci kishte lëshuar një deklaratë në emisionin Show i së premtes me Adelina Ismailin”, gjë që ka ngjallur reagime të shumta.
Kjo pasi Petrovci atakoi ish-krerët e UÇK-së, që sipas aktorit “pa luftë nuk do të ishin askushi”.
Për këtë deklaratë, gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7 e ka cilësuar Enver Petrovcin si “llaskuç”.
Sipas tij, lloji i Petrovcit është mendësi e oportunizmit që synon t’i përshtatet çdo sistemi.
“Ky gjithmonë ka kqyr me ju hy pushteteve disi, edhe pas lufte komandantëve. Ky kurrë s’ka pasur guxim qytetar”.
“Kjo është taktika e njerëzve oportuinistë, llaskuca që e kanë ndjekur secili sistem, tash më shpresë që e merr ndonjë fond”, ka deklaruar Syla.