28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Vajzat/ Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Evropianit 2025 në grupmoshat U17 dhe U19

- Advertisement -

Sot në selinë e UEFA-së në Nion është tërhequr shorti për rrethin e parë kualifikues të Kampionatit Evropian 2025 për grupmoshat 17 dhe 19 vjeç në konkurrencën e vajzave. Kombëtarja e Kosovës U17 është vendosur në Grupin B4 të Ligës B, ku janë përfshirë edhe Izraeli dhe Shqipëria. Ndeshjet e këtij rrethi kualifikues, në të cilin të përzgjedhurat e Sanije Krasniqit do të garojnë për kalim në Ligën A, do të zhvillohen në Shqipëri, prej 30 tetorit deri më 11 nëntor.

Ndërkaq, Kombëtarja e Kosovës U19, e drejtuar nga Albina Rrahamani, do të garojë në Ligën A për kualifikimet e Evropianit 2025. Dardanet U19 janë përfshirë në grup tejet të fortë, me Gjermaninë, Danimarkën dhe Greqinë. Ndeshjet e Grupit A1, do të zhvillohen në Gjermani, prej 25 nëntor deri më 3 dhjetor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit