Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka dalë para mediave në prag të duelit vendimtar kundër Irlandës, ku edhe një barazim do t’u mjaftonte “Dardanëve” për të siguruar vendin e dytë në grup.
Megjithatë, Foda e ka bërë të qartë se skuadra e tij nuk ka udhëtuar me kalkulime por me qellim të vetëm për fitore.
Foda vlerësoi lart forcën e kundërshtarit në shtëpi dhe atmosferën e zjarrtë, por insistoi se mentaliteti i Kosovës është fitues.
“Natyrisht ne e njohim situatën fillestare: me një pikë do të siguronim vendin e dytë, por në futboll nuk mund të luash për barazim. Prandaj, në këtë ndeshje hyjmë për ta fituar atë. Irlanda duhet patjetër të fitojë kundër nesh dhe kjo mund të krijojë hapësira për ne në kundërsulme, të cilat duhet t’i shfrytëzojmë”, tha Foda.
Sa i përket gjendjes së ekipit, selektori konfirmoi se e vetmja mungesë është ajo e Edon Zhegrovës, i cili nuk ka udhëtuar me kombëtaren për shkak të një lëndimi të lehtë, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë janë të gatshëm.
Kosova do të përballet nesër me Irlandën në një ndeshje shumë të rëndësishme për fatin e saj në Ligën e Kombeve, me “Dardanët” që synojnë ta përmbyllin grupin në pozitën e dytë, ndeshja do të luhet nga ora 20:45






