Ademi pritet në Dublin nga presidenti i Federatës Irlandeze të Futbollit

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është pritur në Dublin nga presidenti i Federatës së Futbollit të Irlandës, Paul Cooke, në prag të ndeshjes ndërmjet Irlandës dhe Kosovës.

Ademi, së bashku me delegacionin e FFK-së dhe delegaten e UEFA-s nga Greqia, Ana Kapasoglou, mori pjesë në darkën tradicionale të organizuar nga federata irlandeze.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ademi ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për futbollin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy federatave.

Ai e ka falënderuar presidentin Cooke për mikpritjen dhe respektin, si dhe për mbështetjen që Irlanda i ka dhënë Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe shtetndërtimit.

Sipas Ademit, Cooke ka vlerësuar punën dhe sukseset e futbollit kosovar gjatë dekadës së anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, si dhe marrëdhëniet e mira të ndërtuara ndërmjet dy federatave.

Ademi ka theksuar se, përkundër rivalitetit sportiv në ndeshjen e nesërme, miqësia dhe respekti ndërmjet dy vendeve mbeten vlera që i bashkojnë edhe përtej futbollit.

Të ngjashme

Të fundit