Uk Lushi nga New Yorku: Na shkoi pjesa më e madhe e jetës duke protestuar, sepse nuk kemi shtet e liderë

- Advertisement -

Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi, ka reaguar nga New Yorku, ku ka marrë pjesë në proteseten para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Përmes një postimi në Facebook, Lushi ka kritikuar gjendjen politike dhe institucionale, duke thënë se shqiptarët kanë kaluar një pjesë të madhe të jetës duke protestuar.

“Na shkoi pjesa më e madhe e jetës duke protestuar rrugëve sepse nuk kemi shtet dhe nuk kemi liderë”, ka shkruar Lushi.

Ai ka thënë se padrejtësia vazhdon të mbetet e pranishme, duke kritikuar, siç i ka quajtur ai, “aparatet e gjysmë-shteteve dhe çerek-shteteve tona”.

“Padrejtësia, të cilën aparatet e gjysmë shteteve dhe çerek shteteve tona nuk po e luftojnë, nuk kalon!”, ka shkruar ai.

Lushi e ka publikuar mesazhin nga New Yorku, para selisë së OKB-së.

Të ngjashme

Të fundit