Pas disa dështimesh të tenderit, QKUK shpërblen me kontratë mbi 5 milionë euro për sigurimin fizik të objekteve

- Advertisement -

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka shpërblyer me kontratë në vlerë prej 5 milionë e 254 mijë eurosh konsorciumin DEFENCE SECURITY SH.P.K. dhe SAS SH.P.K. për sigurimin fizik të objekteve të institucionit.

Sipas njoftimit për rezultatin e aktivitetit të prokurimit, kontrata ka të bëjë me shërbimin e sigurimit fizik të objekteve të QKUK-së, ndërsa vendimi mban datën 23 qershor 2026.

Në garë kanë qenë gjithsej gjashtë operatorë ekonomikë. Oferta fituese, në vlerë prej 5,254,863.45 eurosh, ka qenë më e ulëta ndër ofertat e paraqitura.

Në mesin e kompanive pjesëmarrëse kanë qenë edhe:

International Security Association – 5,283,147.35 euro.
SKYFTERAT – LIVE – 5,494,547.72 euro.
Grupi i operatorëve DEFENCE SECURITY dhe SAS – 5,254,863.45 euro.
Grupi i operatorëve S.I.G. dhe Delta Security – 5,816,066.16 euro.
Security Code – 5,999,413.25 euro.
BESA SECURITY – 5,571,809.28 euro.
Ky aktivitet i prokurimit vjen në një kohë kur çështja e sigurimit fizik në QKUK ka qenë objekt i procedurave të përsëritura të tenderimit dhe ankesave në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Tashmë, me një kontratë që kap vlerën e mbi pesë milionë eurove, mbetet të shihet se sa do të përmirësohet siguria në objektet e institucionit më të madh shëndetësor në vend dhe nëse shërbimi që do të ofrohet do ta arsyetojë këtë shumë të parave publike.

Vendimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit