Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore në rastin e njohur si “Rezervat Shtetërore”, ku ndër të akuzuarit është edhe ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Deri më tani nuk dihen arsyet që kanë çuar në dështimin e mbajtjes së kësaj seance.
Në këtë rast, përveç Rozeta Hajdarit, të akuzuar janë edhe Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.
Rasti i rezervave shtetërore lidhet me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të furnizimit me rezerva shtetërore.
Të akuzuarit prezumohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës






