8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

U rikthye me gol pas lëndimit, Muriqi shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

- Advertisement -

Mallorca shënoi sot (e diel) fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Rayo Vallecanos në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit spanjoll.

Vendimtar në këtë takim ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi i cili ishte autor i golit të tri pikëve për Mallorcan.

Muriqi arriti që të shënojë në minutën e 75-të për rezultatin 1-0 pas asistimit të Dani Rodriguez duke u rikthyer kështu me stil pas lëndimit.

Për golin e shënuar dhe paraqitjen e tij në këtë sfidë, Muriqi u vlerësua me notën 7.7 nga Sofascore e cila ishte më e larta se çdo lojtar tjetër në fushë.

Përveç golit të realizuar, Muriqi pati edhe katër goditje të tjera, tri duele tokësore të fituara, tetë duele ajrore të fituara dhe ishte i faulluar dy herë.

Ky ishte goli i dytë i 30-vjeçarit me Mallorcan në shtatë ndeshje të luajtura këtë sezon teksa ka edhe një asistim.

Mallorca do të rikthehet në aksion të hënë e ardhshme, ku do të jenë nikoqir të Athletic Bilbaos

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit