11.8 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

“U krijua mikropllaka e Anadollit” – Siizmologu kosovar shpjegon rrjedhën e tërmeteve në Turqi

- Advertisement -

Siizmologu kosovar, Shemsi Mustafa ka shpjeguar në formë profesionale rrethanat që çuan në tërmetin 7.8 ballë në Turqi, që shkaktoi vdekjen e 2 mijë personave deri tani.

Mustafa ka thënë se numri i viktimave në Siri e Turqi pritet të jetë shumë më i lartë, shkaku i shkatërrimeve dhe energjisë së liruar nga tërmeti, shkruan lajmi.net

Më 6 shkurt 2023, një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore pranë kufirit verior të Sirisë. Tërmeti u pasua disa minuta më vonë me 15 pasgoditje me magnitudë 5.0- 6.7 Sh. Rihter. Janë qindra viktima për shkak të magnitudës 7.8 shkallë të Rihtert, numri i viktimave pritet të jet shumë më i lartë bazuar në gradën e shkatërrimeve dhe energjinë e liruar nga ky tërmet me përmasa të tilla duke krijuar një formë zingjirore thyerje të mëdha dhe mikro-çarjet që mund të rezulton edhe me rrëshqitje në zonat me topografi të theksuar”, tha ai.

Tutje ai shtoi se tërmeti ndodhi shkaku i lëvizjeve të pllakave tektonike të Euroazisë dhe Afrikës.

“Tërmeti në fjalë ishte ndër goditjet më të fuqishme në historikun e ngjarjeve sizmike për zonën në fjalë, tërmeti me i fuqishëm deri me tani ishte tërmeti ne Izmir ne vitin 1999 memagnitudë 7.6 shkallë të Rihteri. Tërmeti në fjalë ka ndodh si rezultat i i lëvizjeve të pllakave tektonike të Euroazisë dhe Afrikës. Tektonika në rajonin përreth këtij tërmeti është relativisht komplekse, pllaka e Afrikës i nënshtrohet pllakës së Euro Azisë”, shpjegoi tutje ai.

Mustafa sqaron se nga lëvizjet tektonike, është krijuar mikropllaka e Anadollit e cila ka gjeneruar tërmete të fuqishme.

“Nga lëvizjet tektonike me një intensitet shumë të lartë dhe presionit mes këtyre dy pllakave është krijua mikropllaka e Anadollit e cila në të kaluarën ka gjeneruar tërmete të fuqishëm në dy anësoret e mikropllakes në kontakt me pllakat tektonike si Euro Azisë dhe Afrikës e cila lëviz në veri me një shpejtësi prej afërsisht 10-12 mm / vit”, tha tutje ai.

“Në lindje, mikropllaka Anadollit (pjesë e Euroazisë) lëviz në një drejtim të përgjithshëm në perëndim, duke drejtuar shkëputjet anësore të djathtë përgjatë kufirit të saj verior.Bazuar në aktivitetin sizmik, katalogun e tërmeteve, lëvizjet tektonike të mikropllakes së Anadollit, rezulton që kjo zonë është një ndër zona me aktivitet sizmik më të lartë në zonën që përfshin kontaktin e këtyre dy pllakave tektonike”, përfundoi Mustafa.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit