28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

U kapën mbi 85 mijë euro – Këta janë 6 të arrestuarit për 2 euro fals

- Advertisement -

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas identifikimit se të njëjtit, si grup, merreshin me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, monedha prej 2 euro. Mbi 85 mijë euro janë kapur, njoftuan nga Prokuroria.

Gazeta Insajderi nga burime brenda policisë ka kuptuar se të arrestuar janë R.S 1991, K.M 1996, D.H, 1991- shtetas të Kosovës si dhe A.A 1989, A.Sh 1985 dhe A.B 1991, shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Prokuroria Speciale njoftoi se në këtë operacion janë arrestuar në flagrancë gjashtë (6) persona të dyshuar, për veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim) nga neni 296 i Kodit nr.08/L-074 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit kanë qenë shpërndarësit e parave të falsifikuara, konkretisht monedhave metalike dy (2) €uro të falsifikuara.

Ndërkaq, tre (3) nga personat e dyshuar janë shtetas nga Maqedonia e Veriut, dhe tre (3) të tjerë shtetas të Kosovës.

Nga ky operacion janë sekuestruar thasë me nga 2 €uro metalike në vlerë prej tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Po ashtu, janë sekuestruar katër (4) vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe shtatë (7) telefona celularë.

Personat e arrestuar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, si dhe brena afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit