Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka anuluar takimet e planifikuara mes të dërguarve të tij dhe përfaqësuesve iranianë në Islamabad të Pakistanit, ku palët pritej të punonin për një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës SHBA–Iran.
Sipas Fox Neës, ai tha se kishte ndaluar delegacionin të udhëtonte për bisedime, duke deklaruar se SHBA “i ka të gjitha kartat” dhe se nuk do të lejojë më udhëtime të gjata për “bisedime pa rezultat”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Delegacioni amerikan pritej të udhëhiqej nga i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë Steve Witkoff dhe nga Jared Kushner, ndërsa vendimi i papritur erdhi në një kohë kur ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi sapo ishte larguar nga kryeqyteti pakistanez pas takimeve me zyrtarë lokalë.






