Në një intervistë në Klan Kosova, ai tha se forcat politike në vend duhet t’i lënë anash ndasitë e së kaluarës dhe të gjejnë zgjidhje.
“Ngërçi politik tani po e dërgon Kosovën drejtë mundësive të humbura, fonde të humbura dhe kjo nuk është në interes të asnjë qytetari të Kosovës, pa marrë parasysh se cilën parti ata e kanë votuar. Prandaj i thërras të gjitha forcat politike që të bashkohen, t’i tejkalojnë dallimet nga e kaluara”.
“Sepse ky nuk është momenti për zvarritje të mëtutjeshme dhe unë vërtet shpresoj se nevojat e popullit të Kosovës do të mbizotërojnë dhe do të çojnë në një zgjidhje”, theksoi eurodeputeti holandez Thijs Reuten.






