Tri super ndeshje sot në Superligë

- Advertisement -

Xhiroja e 33-të e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me tri ndeshje mjaft interesante, që pritet të kenë ndikim të madh si në garën për titull, ashtu edhe në luftën për mbijetesë.

Në Gjilan, kampionia në fuqi Drita do të jetë nikoqire e Llapit. Dy skuadrat kanë objektiva krejtësisht të kundërta këtë sezon.

Drita kryeson tabelën me 54 pikë, pesë më shumë se Ballkani, ndërsa Llapi renditet në vendin e parafundit dhe përballet me rrezik serioz për rënie nga elita.

Një tjetër përballje interesante zhvillohet mes Dukagjinit dhe Malishevës. Dukagjini aktualisht mban vendin e gjashtë me 38 pikë, ndërsa Malisheva është një pozitë më lart me 43 pikë, duke synuar të ruajë epërsinë në tabelë.

Ndërkohë, Ballkani pret Ferizajn në një ndeshje ku nuk ka vend për gabime për skuadrën nga Suhareka.

Ballkani ndodhet në vendin e dytë me 49 pikë, pesë më pak se liderja Drita, ndërsa Ferizaj është në zonën e barazhit me 33 pikë dhe ka nevojë urgjente për pikë.

Të gjitha këto ndeshje nisin nga ora 15:00

Të ngjashme

Të fundit