15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Trajkoviq: Kurti dhe Vuçiq, emri i përbashkët i destabilizimit – Radojiçiq, i dërguar nga Vuçiqi

- Advertisement -

Përderisa të gjithë në Europë po tentojnë të krijojnë siguri për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës, ne po qëndrojmë dhe po provokojmë BE-në dhe institucionet evropiane në mënyrë që të reagojnë – në atë mënyrë që përfshijnë kërkesën për njohje reciproke të Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka deklaruar për FoNet, Rada Trajkoviq, aktivistja serbe.

E pyetur lidhur me deklaratën e Viola Von Cramon se marrëveshja për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet brenda mandatit të emisarit special Miroslav Lajçak deri në vitin 2024, ajo tha se kjo nuk ishte realiste dhe se zgjidhjet e imponuara gjithmonë shkaktojnë incidente.

“Zgjidhja e negociuar është e vetmja që i ofron stabilitet rajonit, theksoi Trajkoviq, por bashkësia ndërkombëtare në nivel global do të duhet të përcaktojë cili është prioriteti – që disa komunitete të kenë t ëdrejtën të shpallin një shtet pa miratimin e qeverisë ose do të respektohet integriteti territorial i anëtarëve të OKB-së”, tha ajo.

Ajo tha se politika agresive e Vladimir Putin po sygjeron se komunitetet kanë të drejtë të shpallin shtet pa konsultim dhe marrëveshje me pushtetin qendror, për çka ai përdor rastin e Kosovës.

E pyetur nëse qëndrimi i vonuar evropian për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe Serbisë është si pasojë e refuzimit të Serbisë t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, Trajkoviq tha se nuk ekziston hipotezë se ishte rënë dakord me Vuçiqin që të përfundonte marrëveshja si pasojë e presionit të madh.

Ajo megjithatë shprehet se “beson thellësisht që Vuçiq është produkt politik i Rusisë që në rininë e tij dhe se detyrimet e tij ndaj Rusisë janë të mëdha dhe deklaratat e tij janë në thelb në funksion të destabilizimit të rajonit”.

“Vuçiq dhe Albin Kurti janë emri i përbashkët për destabilizimin e rajonit”, tha Trajkoviq. Kështu deklaron ajo, pasi pretendon se kryeministri Kurti ua ka minuar të drejtat serbëve të Kosovës.

“Të drejtat e serbëve po ndryshojnë në mënyrë drastike, po u hiqet liria e fjalës dhe liria e lëvizjes”, tha ajo dhe vlerësoi se duke pasur parasysh numrin e madh të sulmeve, “Kurti po i kthehet periudhës para shfaqjes së Slobodan Millosheviq”.

Ajo shprehet se Vuçiq ka pranuar reciprocitetin si metodë dhe mënyrë negociimi në momentin kur ka pranuar që të vendosen afishe në targa.

Ajo ka komentuar se “Escobar ka tashmë një dosje dhe pret një moment ta aktivizojë”, dhe për këtë thotë se Vuçiq dëshiron të bëjë bujë kur është në panik.

Trajkoviq mohon se krimineli serb, Milan Radojiçiq është njeri i rekrutuar nga rusët, por video-adresimin e tij e sheh si mesazh për “disiplinim të serbëve që duhet ta dëgjojnë atë”.

“Jo, ai është krijuar, ai është produkt dhe është dërguar nga Vuçiq. Gjithçka që ai tha ishte për Vuçiqin. Ai ofron destabilizimin përmes asaj deklarate në Kosovë”, tha Trajkoviq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit