11.6 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

“Kishim shumë pak kohë bashkë”, Dojna tregon nëse ia arriti që ta prezantonte Vlashentin me babain

- Advertisement -

Ndërsa kanë mbetur dhe pak javë për të sjellë në jetë djalin e saj, Dojna Mema ka zhvilluar një pyetësor me ndjekësit, ku ka zbuluar detaje nga pritja e ëmbël. Njëra prej pyetjeve ishte tepër e ndjerë dhe lidhet me babain e saj, i cili ndërroi jetë në dhjetor të vitit 2019.

“A e pate mundësinë ta prezantoje babin me Vlashentin?”, e ka pyetur një ndjekës moderatores, e cila nuk ka hezituar t’i përgjigjet: “Po dhe është një nga gjërat për të cilat jam më shumë e lumtur, për këtë duhet t’ja di për nder Vlashentit sepse ne kishim një muaj e gjysmë bashkë.

Dojna Mema bën dedikimin e ndjerë për babain e saj: Faleminderit babi që - NTV

Ishte shumë pak dhe normalisht që nuk e prezanton me familjen një person me të cilin ke një muaj e gjysmë. Ja bëra si kërkesë në majë të gishtave dhe Vlashenti absolutisht pranoi dhe e ka jetuar babin tim një vit, vitin e fundit. Gjithmonë do më kujtohet ai momenti kur vinte te shtëpia ime.

Babi im si adhurues shumë i madh i muzikës italiane, Vlashenti ulej gjithmonë ose në piano ose në kitarë dhe i luante këngët e tij të preferuara të babit. Në të gjithë atë fatkeqësi që kemi përjetuar si familje, për fat Vlashenti arriti ta njihte dhe babi arriti ta njihte Vlashentin”, theksoi moderatorja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit