17.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Kur pritet që Ballkani Perëndimor t’i bashkohet Bllokut Evropian?

- Advertisement -

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është rritur në njëzet e shtatë vende, me shtetin e fundit anëtar Kroacia, e cila u bashkua në korrik 2013.

Por, ajo që në vazhdimësi është thënë që synohet në zgjerimin e ardhshëm të BE-së, të bëhet është anëtarësimi i plotë i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Hapi që BE-ja ka bërë karshi këtij procesi është plani i rritjes, që jep ndihmë ekonomike e financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, kjo nuk duket si vullnet i mjaftueshëm i Bashkimit Evropian për të integruar plotësisht këtë rajon brenda bllokut evropian.

Belgëzim Kamberi, “Musine Kokalari” shtoi se “BE-ja ka bërë një hap të ri për t’ia shtrirë dorën Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të tij por mbetemi ende larg dhe mjaftë konfuz kur i përket integrimit të Ballkanit Perëndimor për shkak se nuk po shihet shumë gatishmëri e Bashkimit Evropian për të dinamizuar integrimin e BP edhe me gjithë luftën në Ukrainë, besoj ish dashur që të dinamizoj interesin e BE-së për anëtarësimin e Ballkanit edhe për shkaqe të gjeopolitikës dhe gjeostrategjike. Megjithatë, përveç planit të rritjes nuk duket se kjo është e mjaftueshme”.

Ndërkohë, që ligjvënësit kosovar thonë se Ballkani Perëndimor e ka vendin brenda BE-së dhe alternativat tjera janë të cenueshme për popujt e këtij rajoni.

Enver Dugolli, LVV shtoi se “Vendet e Ballkani Perëndimor e ka vendin e kanë në Evropë, pra është pjesë përbërës Evropës, edhe kulturalisht edhe ekonomikisht në jemi pjesë përbërës e Evropës. Derisa nuk ka integrim të Ballkanit Perëndimor në BE ky proces mbetet i mangët, i cenueshëm dhe joreal”

Rashit Qalaj, PDK  tha se “Rruga drejt BE-së është mjaftë e komplikuar kërkon shumë kushte dhe do të ishte dëshira ime që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor me një proces sa ma shpejte të jenë pjesë e familjes Evropiane”.

Kosova ka bërë hapin e saj të parë drejt anëtarësimit në BE.

Më 15 dhjetor të 2022 kryeministri Kurti në Çeki pati dorëzuar aplikimin për anëtarësim në familjen evropiane.

Televizioni ka kërkuar informacione nga institucionet për të ditur se çka është bërë tutje përpos aplikimit por nuk ka marrë përgjigje.

Të heshtur karshi pyetjeve për planin e zgjerimit dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë qenë edhe nga Brukseli zyrtar.

Ndërkohë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pati bërë thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim. /TV Dukagjini/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit