13.5 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Valverde dhe e dashura e tij u droguan dhe u grabiten në Ibiza, dyshohet kuzhinieri i shtëpisë

- Advertisement -

Një pushim makthi është ai që ka kaluar në Ibiza nga Federico Valverde, mesfushori i Real Madridit, me të dashurën e tij, gazetaren sportive Mina Bonino.

Gjithçka ishte e dokumentuar në historinë që gruaja ka postuar në Instagram.

Çifti së bashku me disa miq kanë qenë në ishull për disa ditë relaksi para fillimit të sezonit të ri. Por më 25 qershor, siç raporton gazeta sportive Marca, Valverde dhe Bonino dyshohet se janë droguar në shtëpinë e marrë me qira dhe më pas i kanë grabitur rreth 10 mijë euro cash, dy ora të çmuara plus bizhuteri të ndryshme femrash.

desc img

Dyshimet janë fokusuar tek shefi i kuzhinës, i akuzuar menjëherë nga agjencia imobiliare, sipas të cilit në ushqim janë futur disa substanca vetëm për të humbur ndjenjat e çiftit.

Valverde dhe partnerja e tij u testuan për të parë nëse kishte gjurmë droge në gjak, por rezultati do të kishte qenë negativ. Kuzhinieri i dyshuar, megjithatë, la punën e tij.

“Na u tha se ushqimi mund të ishte helmuar nga shefi i kuzhinës, kështu që na çuan në spital për analiza të substancave”, ka treguar Bonino në Instagram.

“Kur mbërritëm në shtëpi, kuzhinieri ishte aty, më tha në atë moment se kishte vetëm një çelës dhe se do ta merrte me vete, që të nesërmen në mëngjes të hanim mëngjes pa na shqetësuar. Të nesërmen nuk munda as të ngrihesha. I dërgova një mesazh Leslie që të merrte djalin tim sepse nuk mund të bëja asgjë”. /abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit