Tragjike në Pogradec: Elektricisti 60-vjeçar vdes në vendin e punës

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës.

Sipas informacioneve të Top Channel, viktima është Agim Beqiri, rreth 60-vjeç, i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po riparonte një linjë elektrike me defekt.

Grupi hetimor ndodhet në fshatin Zërvaskë dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme

Të fundit