-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, Konjufca kërkon hetim të plotë e të shpejtë të rastit

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku tre të mitur humbën jetën pasi u zunë poshtë nga shembja e një shtëpie të pabanuar.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar lidhur me këtë tragjedi, duke e cilësuar humbjen e jetëve të fëmijëve si “të dhimbshme dhe të papërshkrueshme”. Ai ka bërë thirrje për një hetim të imtësishëm dhe të plotë, në mënyrë që të zbardhen rrethanat e kësaj fatkeqësie.

“Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, në këto momente jashtëzakonisht të vështira për ta dhe gjithë shoqërinë tonë. Lutem që ata të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të madhe,” ka shkruar Konjufca në ”Facebook”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit