Walker, Bashkimit Evropian: Ku ishit kur serbët para se te niste lufta i trajtuan në mënyrën me mizore kosovarët

- Advertisement -

Diplomati amerikan në pension, William Walker, ka thënë se verdikti i sotëm i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ditë e kobshme për Kosovën.

Në një prononcim për Klan Kosova, Walker ka thënë se është mërzitur shumë me vendimin e sotëm.

Gjithashtu, ai ka pyetur BE-në; “ku ishit para se lufta të niste kur serbët i keqtrajtuan në format më mizore kosovarët?”.

“Dua ta pyes Bashkimin Evropian, ku ishit para se lufta të niste kur serbët i keqtrajtuan në format më mizore kosovarët. Përpos deklaratave, asgjë më serioze. Ju desh NATO-s, Albrightit e Clarkut që të angazhohen seriozisht. Kishte dhunime, trajtime mizore. Ata po mundohen që përmes gjyqtarëve e avokatëve që s’dinë asgjë për Kosovën t’i gjykojnë liderët kosovarë të UÇK-së. Ditë e kobshme dhe shumë e rëndë, u mërzita shumë me vendimin”, deklaroi Walker për Klan Kosova.

Ai theksoi se ky vendim do ta afektojë rëndë Kosovën në mënyrën si e shohin ndërkombëtarët tash e tutje.

Të ngjashme

Të fundit