Aktgjykimi ndaj katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që do të shpallet sot, pritet të zgjasë rreth dy orë.
Kjo është bërë e ditur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat në njoftimin e fundit kanë përcaktuar orarin e seancës për shpalljen e aktgjykimit.
Sipas njoftimit, seanca do të nisë në orën 10:00 dhe pritet të përfundojë në orën 12:00.
Në kuadër të këtij njoftimi, Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur edhe kërkesën për regjistrim paraprak të gazetarëve që dëshirojnë ta ndjekin seancën nga galeria e publikut ose nga qendra e mediave.






