Tragjedi në ShBA, tetë fëmijë të vrarë

- Advertisement -

Tetë fëmijë janë vrarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja tragjike ndodhi pas të shtënave masive që pati sot në Shreveport të Louisianës.

Siç shkruan NBC News, zyrtarët policorë të Departamentit të Shreveportit iu përgjigjën thirrjes së bllokut 300 të West 79th Street menjëherë pas orës 6 të mëngjesit (sipas orës lokale) pas raportimeve për një shqetësim familjar.

Zëdhënësi i policisë Christopher Bordelon e përshkroi skenën e krimit si “të gjerë”, që përfshin dy shtëpi në zonë dhe një të tretë në “Harris Street”, aty pranë.

Dhjetë persona u qëlluan, ku tetë prej tyre mbetën të vrarë. Viktimat janë të moshës nga 1 deri në 14 vjeç, bëri të ditur Bordelon në një konferencë për shtyp. Ai tha se të shtënat ndodhën të shtunën në mbrëmje.

“Personi përgjegjës, sapo u largua nga vendi i ngjarjes, kreu një grabitje makine këtu, shumë afër qoshes së West 79th dhe Lynnwood, në të cilën kohë, zyrtarët e patrullës së policisë së Shreveport e ndoqën automjetin”, tha Bordelon.

Zyrtarët policorë qëlluan dhe vranë të dyshuarin gjatë ndjekjes, shtoi tutje Bordelon.

Të ngjashme

Të fundit