Politologu Albinot Maloku ka theksuar se, sot bëhen 3 vjet, 1 muaj e 20 ditë që kur kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiq u pajtuan në Bruksel për të zbatuar Marrëveshjen e 19 prillit 2013, të nënshkruar nga ish-kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Ai thotë se çështja e vetme ku reciprociteti ndërmjet palëve merr formë është se “rruga evropiane e Serbisë kalon përmes Prishtinës, ndërsa ajo e Kosovës përmes Beogradit”.
Maloku e sheh këtë reciprocitet si një kusht të detyrueshëm për të dyja palët, të cilat duhet të zbatojnë ‘po’-në obligative të 27 shkurtit 2023, transmeton Klankosova.tv.
“Sot bëhen 3 vjet, 1 muaj e 20 ditë që kur kryeministri Albin Kurti u pajtua me presidentin Aleksandër Vuçiq në Bruksel që Marrëveshja e 19 prillit 2013 mes ish- kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, duhet të zbatohet, së bashku me sqarimet e detajuara në aneks. Çështja e vetme ku reciprociteti ndërmjet palëve merr formë është se rruga evropiane e Serbisë kalon përmes Prishtinës, ndërsa ajo e Kosovës përmes Beogradit! Dhe ky reciprocitet kushtëzohet nga ‘po’ obligative e 27 shkurtit 2023! Veç tjerash…”, ka shkruar njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare në Facebook.






