Tottenham përgatit ofertën e re për Gakpon

- Advertisement -

Tottenham Hotspur po intensifikon përpjekjet për transferimin e Cody Gakpos nga Liverpooli.

Sipas gazetarit Nicolò Schira, klubi londinez po përgatit një ofertë të përmirësuar për anësorin holandez, me synimin për ta finalizuar marrëveshjen. Raportimet e fundit konfirmojnë se Gakpo tashmë ka dhënë miratimin e tij për një kontratë që do ta mbante te Tottenham deri në vitin 2031.

Tottenham e sheh Gakpon si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv, ndërsa Liverpooli duhet të vendosë nëse do ta pranojë ofertën e re. Raportimet e mëhershme flasin për një vlerë rreth 70 milionë funte për transferimin e 27-vjeçarit.

Negociatat pritet të intensifikohen në ditët në vijim, me Tottenhamin që dëshiron ta mbyllë sa më shpejt operacionin dhe ta sjellë Gakpon në Londër.

Nëse marrëveshja realizohet, holandezi do të bëhej një tjetër përforcim i rëndësishëm i Tottenhamit në një merkato ku klubi tashmë ka investuar shumë për ta ndërtuar skuadrën e re të Roberto De Zerbit.

Të ngjashme

Të fundit