Portierja e Anglisë mahnit fansat me fotot nga pushimet në Zanzibar

- Advertisement -

Portierja e Anglisë dhe Chelseat, Hannah Hampton, ka mahnitur fansat me fotografitë e saj nga pushimet në Zanzibar.

25-vjeçarja po shijon një pushim të rrallë pas një periudhe të suksesshme me klubin dhe Kombëtaren angleze.

Hampton ka vizituar Wimbledonin dhe Barcelonën, ndërsa më pas udhëtoi drejt Zanzibarit, ku publikoi fotografi duke notuar me breshka dhe duke pozuar me fanellën e Anglisë.

Hampton ka qenë një prej figurave kryesore të suksesit të Anglisë, duke fituar dy herë Kampionatin Evropian dhe duke luajtur rol të rëndësishëm në mbrojtjen e titullit në Euro 2025.

Në vitin 2025, ajo u shpall edhe fituese e trofeut Yashin për femra, si portierja më e mirë në botë.

Të ngjashme

Të fundit