13.2 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Tomë Gashi, avokati i familjes Dehari: Prokuror, fol!

- Advertisement -

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi ka shkruar një status të gjatë me shumë pyetje për prokurorin e rastit Deharit. Gashi i ka kërkuar prokurorit të tregoj se kush e vrau Astritin, kush po i manipulon provat e vrasjes.

Postimi i plotë i Gashit:

Prokuror, fol!

Kush e vrau Astritin? Kush po i manipulon provat per vrasje? Kush po i vjedhe mostrat? Kush po i kthen mostrat e vjedhura? Kush po hetohet per manipulim te provave e kush per vjedhje te mostrave? Kush po “shperblehet” per kthimin e mostrave?

Prokuror, tregoji Arses kush ia vrau babain, kush e nxiti vrasjen, kush po e fshehe vrasjen, e kush po manipulon me prova te babait te saj, te cilin – baba – ajo nuk e ka takuar kurre!

Prokuror, tregoji Artes, gruas se Astritit, kush i manipuloi, kush i beri te paperdorshme dhe kush i dergoi provat e manipuluara ne Zvicer.

Prokuror, tregoji Albanes, motres se Astritit, kush nuk po lejon qe te zbulohet rasti i vrasjes se Astritit.

Prokuror, tregoji znj. Xhemile dhe z. Avni, prindërve te Astritit, kush po nderhyne, qe 7 vite, ne rastin e zbulimit te vrasjes se Astritit.

Prokuror, tregoji opinionit publik, sic keni bere vitin e kaluar permes dy deklaratave ne media, here me dy gjetje, e here me pese, te ekspertizes shtese te Institutit te Mjekesise Ligjore ne Zvicer, pse nuk po e publikoni edhe pjesen ku ata e kane vertetuar se provat qe jane derguar ne Zvicer kane qene te paperdorshme dhe te manipuluara.

Prokuror, tregoji opinionit kush i dergoi ne Zvicer dy pliko te zbrazeta me, kinse, mbetjet e thonjve te Astritit.

Prokuror, tregoji opinionit se si e siguruat nje shkrese nga Instituti i Forenzikes ne Kosove – pasi qe eshte vertetuar nga zvicranet qe jane derguar plikot e zbrazeta – ku ata e arsyetojne prokurorine se nuk kane derguar fare mbetje te thonjve te Astritit sepse paskan “shpenzuar” te gjitha mbetjet e thonjve per ekspertizen e bere ne Kosove.

Prokuror, tregoji opinionit pse nga mbetjet e dhjete thonjve nuk jane ruajtur, se paku, disa, qe te mund te behet ekspertize e dyte dhe qe me ekspertizen nga Instituti ne Zvicer lehte te vertetohej ADN-ja e personit te trete qe e ka vrare Astritin.

Prokuror, pse nuk e fton si deshmitare gruan e Naser Makollit (i cili ishte ne qeli te njejte me Astritin per 78 dite), pas deklarimeve te saj publike – qe konfirmon se burri i saj ka pasur njohuri se cfare po i bejne Astritit.

Prokuror, tregoji gruas se Naser Makollit se si eshte e mundur qe ai te mbetet ne Qendren e Paraburgimit ne Prizren edhe 1 muaj pas vrasjes se Astritit, e pastaj, bashke me gardianet e Qendres ne fjale, te dergohet ne Qendren e Paraburgimit ne Lipjan ku kane qendruar te njejtit gardiane te Prizrenit, duke mos e lene “pa percjellje” te tyre, derisa edhe vet Naseri vdiq aty, ne menyre misterioze – nga “sulmi ne zemer”, disa muaj pas vrasjes se Astritit.

Prokuror, me trego mua, si avokat i familjes Dehari, se cfare po ndodhe me kallezimin penal te ushtruar nga familja Dehari, kunder ish-kryeprokurorit Syle Hoxha, i cili tentoi qe, si prokuror i shtetit, vetem 13 dite pas vrasjes se Astritit, ta mbylle rastin si vetevrasje.

Prokuror, me trego mua se cfare po ndodhe me kallezimet penale qe i ka ushtruar familja Dehari, kunder personave pergjegjes per mundesimin e publikimit, ne televizion, te incizimeve te koridorit te Qendres se Paraburgimit ne Prizren, para se kete incizim ta kishte edhe vet Prokuroria.

Prokuror, te lutem me njofto lidhur me paraqitjen e kallezimit penal nga familja Dehari, kunder atyre qe i derguan ne Zvicer provat e manipuluara.

Prokuror, te lutem na trego te gjitheve se a te ndihmoi deputeti Haki Abazi me deklarimin e tij, si deshmitar, lidhur me risite qe dukej se vetem ai i dinte.

Prokuror, FOL

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit