9.3 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

E tmerrshme: Zoran Gjingjiqi kërkonte fshehjen e varrezave masive me shqiptarë në Serbi (Video)

- Advertisement -

Një deklaratë e politikanit serb, Nenad Çanak, ku citon Zoran Gjingjiqin të ketë thënë se ‘puna e varrezave masive me shqiptarë nuk duhet të bëhet e madhe’ sepse kjo do të largonte investitorët nga Serbia, duket tronditëse.

Kjo, sidomos në kohën kur kanë shpërthyer reagimet pas përkujtimit të kryeministrit Kurti për ish-kryeministrin serb, Zoran Gjingjiq.

Kjo është deklarata që e Nenad Çanak që e transkripton Periskopi: 

Ekziston një gjë tjetër që ma bëri me dije se kemi telashe.

Kishte qenë një mbledhje e Opozitës demokratike, më duket ti ke qenë aty Çedo (i drejtohet Çedomir Jovanoviqit, prezent në emision, sqarimi jonë)  kur ministri i Policisë Dushko Mihajloviq e tha këtë fjali: “nuk mund të fle’

Më duhet ta ndaj këtë me juve.

I kemi gjetur 16 varreza mssive në Serbi, pra 16 varreza në Serbi

Dhe kur kam parë se çka kemi gjetur aty, duhet ta ndaj këtë me ju dhe të merremi vesh se çfarë duhet bërë me gjithë këtë?

U paraqita për të folur dhe i thashë se nuk e kuptoja pyetjen.

Çka të bëjmë me këtë, i thashë nuk e kuptoj pyetjen.

Nuk jemi këtu për të fshehur krimet e ish-regjimit por që t’i zbulojmë.

Dmth nesër në konferencë të marrim me vetë gazetarët të bëjmë xhirime.

Atëherë Zoran Gjingjiq, i cili ishte mbajtur i rezervuar se nuk kishte qejf ta impononte mendimin e tij, ani që ka pasur peshë të madhe, tha ‘Jo, jo, këtë punë duhet hetuar, por nuk duhet dhënë shumë publicitet sepse kush do të investojë në një shtet ku sa herë ta mihësh tokën do të nxjerrësh një kafkë’”, thotë Çanak në këtë emision.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10159526079654247&id=596039246&mibextid=Nif5oz

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit