Tifozët kanë shpalosur një baner ndryshe gjatë ndeshjes së Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe, duke shkruar se “Zoti është shqiptar”.
“Kuq e Zinjtë” janë duke barazuar në “Air Albania” me rezultat 0:0, që është mesë i mjaftueshëm për t’iu siguruar kualifikimin në Kampionat Evropian si lider të grupit.
Sidoqoftë, ajo që fitoi vëmendjen e të gjithëve ishte baneri i shpalosur nga tifozët vendas, ku lexohej “Zoti është shqiptar”.
Se cili ishte qëllimi i këtij baneri ende nuk dihet, por që ka nisur të kritikohet nëpër mediat sociale.
Përndryshe, Shqipëria pritet të renditet në vazon e dytë të “Euro 2024” dhe kundërshtarët e grupit do t’i mësojë më 2 dhjetor 2024.