José Mourinho po shqyrton mundësinë që Vinícius Junior të mos jetë titullar te Real Madridi, pas pakënaqësisë së tij me paraqitjet e fundit të brazilianit.
Sipas “Defensa Central”, trajneri portugez nuk është i bindur nga forma e fundit e Viníciusit dhe mund të marrë vendimin për ta lënë në stol në ndeshjet e ardhshme.
Megjithatë, Mourinho nuk ka ndërmend ta shtyjë yllin brazilian drejt largimit nga Madridi. Ideja e tij është që një periudhë në stol t’i shërbejë Viníciusit si motivim për të reaguar dhe për të rikthyer nivelin e tij më të mirë.
Mourinho beson se konkurrenca dhe presioni mund ta ndihmojnë brazilianin të rikthehet te forma që e ka bërë një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Real Madridit.
Në vend të një ndëshkimi afatgjatë, trajneri synon që ulja në stol të funksionojë si një “zgjim” për Viníciusin.






