6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Thaçi dhe të tjerët”: Krejt rasti “Cali” në duar të katërshes së UÇK-së

- Advertisement -

Aktgjykimi i plotë dënues i dhjetorit 2022, i ka plot 715 emra apo informata sekrete.

Edhe vendimi i dytë i marrë ndaj Salih Mustafës një vit më vonë, përmban 337 redaktime, raporton Klan Kosova.

Gjykata Speciale, që i mbron me çdo kusht informatat mbi elemente e dëshmitarë të mbrojtur që i pati në dispozicion teksa e gjykoi dhe dënoi “Calin”, bëri përjashtimin e madh për t’i ndarë ato me mbi 10 persona tjerë, të gjithë kryembrojtës të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, e poashtu edhe me katërshen e akuzuar.

Për t’i futur në dorë dosjet e plota, mbrojtja priti gjysmë viti.

Mbrojtja e konsideronte me peshë të madhe qasjen në këto informata pas kërkesës së Prokurorisë për t’i pranuar faktet e gjykuara te Salih Mustafa edhe tek rasti “Thaçi dhe të tjerët” si dhe dëshmi nga 29 sosh sa u dëgjuan tek Cali gjatë gjykimit 26 mujor.

Këtu nuk bën pjesë edhe dëshmitari i 87, Halim Berisha, i cili tek rasti i katërshes foli të enjten e kaluar për viktimën e vrasjes të Salih Mustafës. As emri i tij, as përshkrimi nuk figurojnë në asnjërin nga 2 aktgjykimet dënuese.

Përveç dëshmitarëve, rasti Mustafa ka vënë praktikë të re në Speciale edhe për lartësinë e dënimit për akuzën Krime Lufte, duke lejuar kufijtë e burgimit nga 5 deri në 25 vjet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit